Me flamurin e Kosovës në krah, Terras zbulon planin për 5 njohjet e mëdha (VIDEO)

1 min


Më 10 dhjetor të vitit 2024, Riho Terras vizitoi Varagën e Zubin Potokut.

Çfarë pa në këtë vend, ku 11 ditë me parë, më 29 nëntor, ngjau një sulm-terrorist në kanalin e ujit Ibër-Lepenc, ai, si raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, e përmendi dhe në raportin e tij, i cili u votua këtë javë nga ky institucion i BE-së.

Një gjë interesante ra në sy të gjithëve teksa ai po e prezantonte këtë dokument në sallën plenare të Kuvendit në Bruksel, e po ashtu edhe gjatë konferencës për media, që mbajti më pas.

Në krahun e tij të majtë, politikani dhe ish ushtaraku nga estonia, pati flamurin e Republikës së Kosovës, veprim ky që është i rrallë për BE-në.

Raporti i Terras, mes tjerash, thërret për heqje të menjëhershme të masave ndëshkuese që Bashkimi i 27 shteteve i ka vendosur ndaj Kosovës, qysh në qershor të vitit 2023.

Në të, i bëhet thirrje Spanjës, Greqisë, Sllovakisë, Qipros, dhe Rumanisë të ndërrojnë qëndrim e ta njohin pavarësinë e shtetit që u shpall i tillë më 17 shkurt 2008.

Terras lajmëroi se ka një plan të madh që lidhet pikërisht me këtë temë.

“Po planifikoj që bashkë me disa eurodeputetë nga grupe të ndryshme politike të vizitoj ambasadorët e vendeve respektive në Bruksel. Në mënyrë që të marrë informacionet nga dora e parë se ;Pse ata nuk e pranojnë faktin që Kosova është shtet-vend. Kjo është kështu për shumë vite. Dhe mos njohja e Kosovës , pas kaq kohe të gjatë është thjesht “qesharake””, tha Riho Terras, raportues për Kosovë-PE.

Raporti i Terrasit ka porosi edhe për Kosovën, të cilën i bën thirrje urgjente të bëjë reforma për t’iu ofruar BE-së, e po ashtu edhe të hap, siç thuhet, kapituj të rinj, në bisedimet për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë.

Gjetjet dhe rekomandimet e raportuesve për vendet që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, kanë peshë të madhe politike por nuk janë të detyrueshme për institucionet evropiane, sikur që janë Komisioni dhe Këshilli i BE-së.


Like it? Share with your friends!

90
96 shares, 90 points

What's Your Reaction?

hate hate
0
hate
confused confused
0
confused
fail fail
0
fail
fun fun
0
fun
geeky geeky
0
geeky
love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg
win win
0
win

0 Comments

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format