Memli Krasniqi: Më 9 shkurt: Guxoni! Besoni! Votoni PDK-në nr. 131

Illyrian
2 Views
2 Min Read

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, ka adresuar një mesazh të fuqishëm për qytetarët e Kosovës, duke theksuar vizionin e partisë për një të ardhme ma të mirë, të udhëhequr nga kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza.

- Advertisement -

“Imagjinoni një Kosovë ku çdo qytet, çdo fshat dhe çdo qytetar jeton më mirë. Me Bedri Hamzën si Kryeministër, ky vizion nuk është vetëm i mundshëm, por është i pashmangshëm,” tha Krasniqi në deklaratën e tij.

- Advertisement -

Ai nënvizoi se përkushtimi i PDK-së është të ofrojë zgjidhje konkrete për sfidat që përballen qytetarët e Kosovës, duke u mbështetur në një ekip të guximshëm dhe të përkushtuar që beson në një Kosovë më të mirë.

- Advertisement -

“Sepse bashkë: Kosova mundet më mirë. Sepse ju meritoni më shumë. Sepse e ardhmja u përket atyre që guxojnë!” shtoi ai.

15 Beautiful Beaches That Could Be Your Next Travel Destination
Kingdom Of Men
by Taboola

Në përmbyllje, kryetari Krasniqi u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që më 9 shkurt të dalin dhe të bëjnë ndryshimin, duke votuar për PDK-në dhe vizionin e saj për një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar.

“Prandaj, më 9 shkurt: Guxoni! Besoni! Votoni Partinë Demokratike të Kosovës me numrin 131,” përfundoi ai.

Ky mesazh i fortë dhe inspirues vjen si pjesë e fushatës së PDK-së, e cila synon të ofrojë një qeverisje që punon për qytetarët dhe i vendos ata në qendër të zhvillimit të vendit.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

TAGGED:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Enable Notifications OK No thanks