Merz: Putini po i teston limitet

36 Views
1 Min Read
18.01.2025, Berlin: Friedrich Merz, CDU-Bundesvorsitzender und CDU/CSU Fraktionsvorsitzender im Bundestag, spricht bei der Pressekonferenz nach der CDU-Klausur mit Staats- und Regierungschefs der EVP. Die CDU ist Gastgeber des Treffens in der Parteizentrale in Berlin. Es geht um einen thematischen Arbeitsplan der EVP und um Entbürokratisierungs-Pläne auf europäischer Ebene. Foto: Michael Kappeler/dpa +++ dpa-Bildfunk +++
Advertisements

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka porositur Evropën që të mos e lejojë Rusinë t’i përcaktojë kushtet e një marrëveshjeje për paqe në Ukrainë, duke paralajmëruar se një gjë e tillë vetëm sa do ta trimëronte presidentin rus, Vladimir Putin, “që të kërkojë objektivin e tij të radhës”.

“Putin po i teston limitet që një kohë të gjatë”, ka thënë Merz në parlamentin gjerman, ku po diskutohet për buxhetin e ri.

“Ai saboton, spiunon, vret, përpiqet t’i trazojë njerëzit”, është shprehur kancelari i Gjermanisë, të mërkurën, raporton “DPA”.

Merz  ka thënë se kjo u bë e qartë në Poloni, javën e kaluar, kur dronët rusë cenuan hapësirën ajrore të vendit dhe u rrëzuan mbi territorin e tij, për herë të parë.

Putin, po ashtu, po përpiqet të destabilizojë shoqërinë gjermane, ka paralajmëruar kancelari Merz.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements