Miftaraj kritikon Qeverinë “e dorëhequr” Kurti: Janë të dëshmuar dhe të specializuar në shkelje të Kushtetutës

Illyrian
2 Views
1 Min Read

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ehat Miftaraj, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, ku kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kabineti i tij tentuan të mbajnë njëkohësisht pozitat në ekzekutiv dhe ato në legjislativ, duke “dhënë dorëheqjet” vetëm në ditën e seancës konstituive.

- Advertisement -

IKD: Qeveria në detyrë s’mund të udhëhiqet nga deputetë – partitë politike të konstituojnë Kuvendin

- Advertisement -

Sipas Miftarajt, një qasje e tillë është e gabuar dhe përbën shkelje të parimeve kushtetuese dhe ligjore.

- Advertisement -

Kurti jep dorëheqje nga posti i kryeministrit para betimit si deputet

“Sa herë që LVV e interpreton një dispozite kushtetuese ose ligjore, mundësia qe ta interpretojnë gabim është 99%.

Janë te dëshmuar dhe te specializuar ne shkelje te Kushtetutës dhe ligjit. Na e kane dëshmuar me dhjetëra raste se s’dinë me hartu ligje (përfshirë ligjin për qeverinë) apo politika ne harmoni dhe pajtim me Kushtetute.

Edhe militanti me i dëshmuar e ka problem me iu dal ne mbrojtje ne këto raste ne mungese te argumenteve. Nëse s’ka argumente, e zbulojnë ‘ujin e nxehte’”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Mosvotimi i raportit, Kurti: Sulm institucional ndaj Republikës, lanë nam për shtetin


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply