Mihajloviç: Kurti dhe Vuçiç kanë një bashkëpunim të jashtëzakonshëm

134 Views
1 Min Read
Advertisements

Gazetari serb, Milivoje Mihajlovic, në një intervistë për mediumin slloven “RTVslo.si”, ka folur për ngjarjet në rajon, masën e fundit të SHBA-së ndaj Kosovës dhe për raportin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me presidentin e Serbisë Aleksander Vucic, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Mihajlovic, Kurti dhe Vuçiq e plotësojnë dhe e mbështesin njëri-tjetrin shumë mirë.

“Kurti dhe Vuçiç kanë një bashkëpunim të jashtëzakonshëm. Ata plotësojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin.”, ka deklaruar Mihajlovic.

Për suspendimin e Dialogut Strategjik, Mihajlovic thotë se është mesazh i qartë për Albin Kurtin nga Washingtoni.

“Pezullimi aktual i dialogut është pra paralajmërimi i parë i qartë publik nga Uashingtoni për Kurtin. Në marrëdhëniet me qeveritë e vogla, SHBA-të nuk japin kurrë mesazhe të tilla publikisht, e bëjnë këtë me zyrtarë të lartë, duke e lënë derën hapur për bisedime”, ka deklaruar ai.

Sipas gazetarit serb, veprimet nga Amerika kanë ardhur edhe për mënyrën e trajtimit të pakicës serbe në Veri të Kosovës. Sipas Mihajlovic, SHBA-së nuk i pëlqen fakti se Kurti ka shndërruar Policinë si forcë kryesore.

“Ky është një karton i verdhë që kryegjyqtari po i dërgon Albin Kurtit. Do të shohim se si do të përfundojë historia”, ka deklaruar ai.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements