Ministri i jashtëm gjerman ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërhyjë në luftën mes Izraelit dhe Iranit.
Johann Wadephul tha se këtë ia ka konfirmuar Sekretari i Jashtëm amerikan, Marco Rubio.
“Deklaratat ishin shumë të qarta: Rubio tha se ShBA-ja nuk do të intervenojë në luftë dhe nuk do të sulmojë, dhe meqë e vlerësoj shumë kolegun tim, i cili e ritheksoi këtë po ashtu në deklaratë, besoj se pozicioni i ShBA-së është ende ky”, tha ministri gjerman gjatë një konference për media në Berlin me homologun e tij jordanez, transmeton Klankosova.tv.
Por, në rast se Irani sulmon ndonjë objekt amerikan, atëherë do të ketë “natyrisht kundër-reagim ushtarak”.