Mjegullnaja e Madhe Magelanike (LMC) dhe shoqëruesja e tij e ‘kequshqyer’, Mjegullnaja e Vogël Magelanike (SMC), janë fqinjët tanë më të afërt në distanca prej respektivisht 160 dhe 200 mijë vite-dritë larg. Më të njohurat nga galaktikat xhuxhe që qarkullojnë në Rrugën e Qumështit, ato janë të dukshme pa ndihmën e teleskopit në qiellin e natës në hemisferën jugore.
Por tek mjegullnaja e madhe, ndodhin ngjarje të çuditshme. Në segmentin e quajtur Tarantula Nebula, astronomët kanë zbuluar një një yll pjellor – që do të hidhte hijen në Tokë, sikur të ishte vetëm mbi 1000 vitë dritë larg. Për më tepër, nga 5.900 yje të gjigante dhe supergjigande të analizuara tek LMC , 5 përqind prej tyre duket se gjenden larg. Ato ndjekin orbita të parregullta dhe nuk janë bërë as prej materialit të duhur, duke u dukur si të uritur për elementë më të rënda, si hekuri dhe kalciumi.
Mjegullnaja e Vogël magelonike
Astronomët e kuptuan se LMC, qe duke ia marrë yjet ‘vëllait’ të tij më të vogël së. Kimikisht, yjet e mjegullnajës së vogël përputhen me ato që popullojnë LMC. Termi “autostrada e grabitësve kozmikë”, mund të shpjegojë ndërkaq mjegullnajën jashtëzakonisht pjellore Tarantula Nebula. LMC e pangopur, është duke vjedhur edhe gazin, që fluturon me shpejtësi të tillë që “ndizet” më kontakt me rezervat më të mëdha të galaksisë.
Zbuloni më tepër nga Illyran Info
Pajtohuni, që të merrni postimet më të reja dërguar drejt e në email-in tuaj.