MOÇALET

Armend Xani
3 Views
2 Min Read
Reklama

Moçalet formohen me mbushjen e baseneve të liqeneve me vegjetacion moçalik prej brigjeve kah qendra, ku shtresa ujëmbajtëse gjendet në thellësi të vogël të sipërfaqes së tokës. Këto paraqesin stadiumin e fundit në evolucionin e liqenit.
Me studimin e moçaleve merret talmologjia ose hidrologjia e moçaleve. Ajo është degë e hidrologjisë. Kushtet e volitshme për formimin e moçaleve janë edhe në luginat e gjera të lumenjve, në të lumenjtë vërshojnë gjatë kohës së nivelit të lartë të ujit, si edhe në brigjet detare të ulëta. Ato karakterizohen me vegjetacion të bujshëm moçalik ( zhavor, kallam, zunkth, myshk, bar të rrallë moçalik dhe dru siç janë verri, mështekna dëllinja e pisha) gjë që varet prej gjerësisë gjeografike të moçalit. Duke u dëmtuar disa pisa pjesë të bimëve, bien në fund dhe shpejt shkatrrohen. Për këtë arsye uji në moçale është i pasur me materie organike, të cilat i japin ngjyrë të verdhë e të murrme. Me rritjen e thartirës organike në ujë, zvogëlohet sasia e oksigjenit dhe e baktereve të ndryshme. Prandaj shkatërrimi i mbeturinave të bimëve në ujë ndërprehet dhe fillon karbonizimi, duke u shëndrruar në thëngjill moçalik –turbë.  Me kalimin e kohës turba mund të shëndrrohet në linjit.
Moçalet gjenden më së shumti ndërmjet 50 – 60° të gjerësisë gjeografike veriore, ku ka mjaft ngrohtësi dhe lagështi për zhvillimin e bimëve. Moçalet përfshijnë një sipërfaqe prej 2,6 milionë km² dhe në këtë sipërfaqe gjenden 14 470 km³ ujë, përkatësisht 0,03% e rezervave nga ujërat e ëmbla të planetit tonë. Më së tepërmi shtrihen në pjesën veriore të Azisë, të Evropës dhe Amerikës Veriore. Nga shtetet dallohet Rusia, në të cilën ekziston një sipërfaqe prej rreth 2 milion km² me moçale. Tash sipërfaqet me moçale janë duke u zvogëluar të cilat po shëndrrohen në fusha pjellore të punueshme dhe në kullota të pasura me bar.


Zbuloni më tepër nga Illyran Info

Pajtohuni, që të merrni postimet më të reja dërguar drejt e në email-in tuaj.

Reklama