Connect with us

Hi, what are you looking for?

Illyrian InfoIllyrian Info

Lajme

Molliqaj: VV është totalitare, Kurti do veç dëgjues por jo gazetarë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pasi VV-ja ka vendosur të bojkotojë një pjesë të madhe të mediave në Kosovë.

Ai ka thënë se i vetmi që ka ndryshuar është pushteti i Kurtit.

Postimi:

Advertisement. Scroll to continue reading.

Albini s’del

VV siç duket paska marrë vendimin e pritur. Vendim që e konfirmon karakterin totalitar të kësaj partie. Kryeministri dhe partia nuk dalin në emisione debatuese. Arsyeja: mediat qenkan të oligarkëve. Kjo parti dhe ky kryeministër merren me politikë nga viti 2005. Që nga daljet e para në publik, deri tek koha kur erdhi në krye të qeverisë vetë Albin Kurti ka banuar e ka vegjetuar në të njëjtat media që tash po i bojkoton. Që në fakt po iu ikë.

Edhe pronarët e mediave të njëjtët janë. E vetmja gjë që ka ndryshuar është pushteti i kryeministrit. Pushtet që kurrsesi nuk po i mjafton. Jo që po i kolonizon institucione, borde e ndërmarrje publike, tash po don heshtje dhe disiplinim në sferën publike.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Interesant, Kurti i përmend oligarkët sa herë do ta ndalojë ndonjë televizion. Por nuk i përmend ata për çfarë duhet përmendur: të tillët paguajnë tatim në fitim vetëm 10%, sa një biznes me 3 punëtorë, njëjtë sikur në kohën e qeverisjeve neoliberale. Të njëjtët nuk paguajnë fare taksë në dividendë, prapë njëjtë sikur në qeverisjet neoliberale. Sa herë që Kurti bërtet oligarkët, çfarë ka në mendje nuk është barazia, por autokracia. Sepse dhimbjen e ka te kritika që nuk e duron dot.

Ka edhe një mënyrë tjetër për ta shpjeguar këtë fenomen. Shikoni për kureshtje dy intervistat e tij të fundit, në fakt një podcast e një intervistë. Kryeministri do skenë dhe mikrofon, jo debat. Nuk ka intervistues, ka dëgjues; nuk ka të intervistuar, ka shpallës. Kështu zhduken mediat si ndërmjetës, kështu fjala është njëdimensionale dhe e njëkahshme. Fjala e atij…

Advertisement. Scroll to continue reading.
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

You May Also Like

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Advertisement

Copyright © 2020 ZoxPress Theme. Theme by MVP Themes, powered by WordPress.