“Mos rrej”, “Si nuk të vjen turp”- Eskalon përplasja mes Lulzim Pecit e Prindon Sadriut

armendxani
2 Min Read

“Rrjedhimisht, nuk duhet te mashtrohemi nga fotomorgana e fotografive ne New York, pasi perfaqesuesit e establishmentit shteteror te Kosoves nuk kane pasur asnje takim zyrtar bilateral me Administraten e SHBA-ve”. Kjo fjali e ish-diplomatit, Lulzim Peci, i pengoi Zotëriut të Parë, Prindon Sadriut, ku kaloi në fjalosje.

Reklama

Sadriu me anë të një komenti në shkrimin e Pecit në ‘Facebook’ i tha “mos rrej” dhe shtoi që janë realizuar disa bashkëbisedime formale me shumë përfaqësues të administratës aktuale në SHBA nga establishmenti kosovar, shkruan Insajderi.

Reklama

“Mos rrej, jane be disa takime e bashkebisedime formale me shume perfaqesues te Administrates, perfshi edhe vet Presidentin Trump”, deklaroi Sadriu.

Reklama

Peci iu kundërpërgjigj Sadriut duke e quajtur “profiter të lodhët”.

“Si nuk po te vjen turp! Me kete edhe vet po e deshmon se nuk je as me pak dhe as me shume se nje profiter i lodhet! Ti e dine shume mire se cfare eshte takimi zyrtar, dhe nese nuk e dine pas kaq viteve ne diplomaci, atehere edhe me keq! Mjerim”, i tha Peci Sadriut.

“Mos rrej”, “Si nuk të vjen turp”- Eskalon përplasja mes Lulzim Pecit e Prindon Sadriut – Insajderi – LPPeci në postimin e tij bëri një krahasim mes liderëve të Malit të Zi dhe Kosovës, ku tha se Milo Gjukanoviq përkundër që nuk ishte njohës i mirë i gjuhës angleze arriti ta anëtarësonte shtetin e tij në NATO. Ndërkaq, shtoi se lidershipi aktual përkundër që janë njohës të mirë të anglishtes “nuk po kryen punë”.

“Rrjedhimisht, nuk duhet te mashtrohemi nga fotomorgana e fotografive ne New York, pasi perfaqesuesit e establishmentit shteteror te Kosoves nuk kane pasur asnje takim zyrtar bilateral me Administraten e SHBA-ve”, tha ndër të tjera ai, duke iu referuar takimeve të presidentes Osmani dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në SHBA. /Insajderi.org/

Lini një koment

Please Login to Comment.