Connect with us

Hi, what are you looking for?

Illyrian InfoIllyrian Info

Lajme

Moscertifikimin e Listës Serbe, Daka e quan “film”: KQZ-ja nuk jep mendim nëse është organizatë terroriste

Valdete Daka, ish-kryetare e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), ka komentuar moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ-ja. Teksa Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), urdhëroi KQZ-në të certifikonte Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Daka e ka quajtur moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ-ja një “film”, duke e kritikuar politikën që qëndron pas tij dhe duke theksuar se KQZ-ja nuk është institucioni i duhur për të dhënë mendime nëse një grup është terroriste.

“Edhe kjo është bërje e politikës. Lista Srpksa ne të gjithë e dimë, kush janë, si vepron dhe kush kanë qenë. Dhe këtë e kanë edhe ditë edhe ministria e Punëve të Brendshme, këtë e dinë të gjithat të cilët kujdesen për sigurinë e shtetit tonë. Dhe kanë mundësi të ndërmarrin hapa dhe të veprojnë në atë drejtim. Nuk është KQZ-ja ajo me dhënë mendim se as është dikush terrorist apo jo”, ka thënë Daka në Debat Plus.

Daka theksoi se për të shpallur një organizatë si terroriste, duhet të ekzistojnë prova dhe të dërgohen në vendin e duhur.

Ajo ka shtuar se KQZ-ja është përgjegjëse për certifikimin e listave të kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhje, dhe që ky proces është thjesht një formalitet, pasi listat duhet të kalojnë të gjitha filtrat ligjore.

“Qysh kanë vepruar në rastin e disa organizata terroriste munden edhe tash. Është në fuqi ligji për sigurinë shtetërore, dhe në bazë të atij ligji dihet se kur mundet një organizatë apo një grup të shpallet terroriste. Dhe në qoftë se ka të dhëna dhe prova, duhet të dërgohen në vendin e duhur.

Ndërkaq KQZ-ja vendos për certifikimin e një listë të kandidatëve, të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet dhe të cilët kanë kaluar të gjithë filtrat, në të gjitha institucionet. Dhe pasi që zyra për certifikim ka dhënë një rekomandim që të ajo listë të certifikohet, është pothuajse formalitet votimi i certifikimit. Pastaj të gjithë këto pastaj janë vetëm filma. Në momentin kur fillon me bë filma dhe politik humbet arsyeja”, ka shtuar Daka.

Teksa vlen të theksohet se Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar një ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-së, që urdhëroi KQZ-në ta certifikonte Listën Serbe. Ankesa është dorëzuar nga zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

PZAP-ja arsyetoi se Lista Serbe kishte plotësuar të gjitha kriteret ligjore për pjesëmarrje në zgjedhje.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

You May Also Like

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Advertisement

Copyright © 2020 ZoxPress Theme. Theme by MVP Themes, powered by WordPress.