Mundësoi kalim të jashtligjshëm për 5 shtetas kinezë, Gjykata e Ferizaj cakton një muaj paraburgim për të miturin

Illyrian
1 Min Read

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar një muaj paraburgim për të miturin, e akuzuar për kontrabandim të migrantëve.

Reklama

Sipas njoftimit të gjykatës, i mituri më 21 tetori kishte organizuar kalimin e jashtëligjshëm të pesë personave me shtetësi kineze nëpërmjet kufirit të Kosovës me Maqedoninë e Veriut.

Reklama

Ndërkaq, komunikata e gjykatës ka sqaruar se i mituri fillimisht i kishte kaluar shtetasit kinezë drejt Serbisë dhe nga ata kishte marrë 20 euro për secilin prej tyre.

Reklama

Më pas, ai i kishte siguruar një automjet me të cilin emigrantët do të transportoheshin.

Por në kufirin maqedonas, policia kufitare i ka ndaluar dhe më tej i ka shoqëruar drejt komisariatit të Kaçanik. /BalkanWeb.com/

Lini një koment

Please Login to Comment.