Zgjedhjet

Myzejene Selmani fton qytetarët ta votojnë Koalicionin për Familjen

Myzejene Selmani, kandidate për deputete nga Koalicioni për Familjen, ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 9 Shkurtit.

Në një njoftim të shpërndarë për qytetarët, Selmani ka shprehur dëshirën për një fushatë të ndershme dhe të drejtë, duke i ftuar qytetarët të mbështesin Listën për Familjen.

“Ju ftoj të votoni për vlerat dhe për kandidatët me përvojë institucionale dhe tituj akademik. Mendoni për familjen, mendoni për foshnjën që do të lindë një ditë para zgjedhjeve, dhe mendoni për një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë,” tha Selmani në njoftimin e saj.

Ajo theksoi se është koha që shteti të udhëhiqet nga njerëz që do të forcojnë bazën e shtetit, duke zhvilluar ekonominë, demokracinë dhe garantuar sundimin e rendit dhe ligjit.

Selmani ftoi gjithashtu qytetarët të mbështesin Koalicionin për Familjen, duke votuar për numrin 129, si dhe për numrin 42 të saj si kandidate për deputete e këtij koalicioni.

“Ditë të mbarë Kosova jonë,” përfundoi ajo, duke theksuar angazhimin e saj për një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button