NASA ka zgjedhur 2 misione per te Ekploruar Sistemin Diellor

Illyrian Info
5 Views
3 Min Read
Reklama

NASA ka perzgjedhur dy koncepte finaliste per nje mision robotik te planifikuar per t’u leshuar ne mes te viteve 2020: nje mision per te kthyer mostra nga nje komete dhe nje helikopter i ngjashem me dronin qe do te eksploronte siperfaqen e henes me te madhe te Saturnit, Titan.

Agjensia njoftoi konceptet te merkuren (20 dhjetor), pas nje procesi te gjere dhe konkurrues . Konceptet u zgjodhen nga 12 propozime te dorezuara ne prill nen nje program te NASA’s te quajtur ”Kufijve e Rinj”.

“Ky eshte nje hap i madh perpara ne zhvillimin e misionit tone te ardhshem te zbulimeve shkencore”, tha Thomas Zurbuchen, administrator i asociuar per Drejtorine e Misioneve Shkencore te NASA-s ne Uashington. “Keto jane misione qe kerkojne t’i pergjigjen disa prej pyetjeve me te medha ne sistemin tone diellor sot”.

Dy misionet e zgjedhur jane:

Comet Astrobiology Exploration Sample Return (CAESAR)

Artist concept of CAESAR mission with comet

Misioni i CAESAR kerkon te ktheje nje moster nga 67P / Churyumov-Gerasimenko, nje komete qe u eksplorua me sukses nga anija kozmike  Rosetta e Agjencise Europiane te Hapesires–ESA, per te percaktuar origjinen dhe historine e saj. Udhehequr nga Steve Squyres nga Universiteti Cornell ne Ithaca, Nju Jork, CAESAR do te menaxhohet nga Qendra e Fluturimeve Hapesinor Goddard te NASA-s ne Greenbelt, Maryland.

Dragonfly

Dragonfly eshte nje rotorcraft i ngjashem me nje dron qe do te eksploroje perberjen kimine prebiotike dhe banueshmiren i dhjetra vendeve ne henen Titan te Saturunit, nje bote qe ka perberje te lengshme ne siperfaqen e tij. Elizabeth Turtle nga Laboratori i Aplikuar i Fizikes (APL) ne Universitetin Johns Hopkins ne Laurel, Maryland, eshte hetuesi kryesor, me APL qe ofron menaxhimin e projektit.

Artist concept of Dragonfly mission on Titan surface

Misionet CAESAR dhe Dragonfly do te marrin fonde deri ne fund te vitit 2018 per te zhvilluar  tej konceptet e tyre. NASA planifikon te zgjedhe nje nga keto hetime ne pranveren e vitit 2019 per te vazhduar ne fazat pasuese te misionit.

[Per me shume rreth planeve shkencore te NASA’s]

Misioni i perzgjedhur do te jete i katerti ne portofolin e NASA-s te quajtur”New Frontiers”, nje seri hetimesh shkencore planetare e drejtuar prej NASA’s. Paraardhesit e tij jane misioni New Horizons qe vizitoj Plutonin dhe do te vizitoj nje objekt te Kuiper Belt i njohur si 2014 MU69, mision  Juno ne Jupiter dhe  OSIRIS-REx, i cili do te takohet  dhe do te ktheje nje moster te asteroidit Bennu.

Per me shume vizitoni: https://planetarymissions.nasa.gov

https://www.nasa.gov/

Perditesimi per here te fundit 26 dhjetor, 2017.

Tags:EKSPLORIMI I SISTEMIT DIELLORHENAT E SISTEMIT DIELLORKOMETANASASISTEMI DIELLOR,

 

 

 

 

 


Zbuloni më tepër nga Illyran Info

Pajtohuni, që të merrni postimet më të reja dërguar drejt e në email-in tuaj.

Reklama