Nasim Haradinaj kërkon “betimin” e deputetëve për ndalimin e padrejtësive në Hagë

Illyrian
3 Views
3 Min Read

Nasim Haradinaj dhe Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kanë pritur deputetët para fillimit të seancës konstituive për të nënshkruar një betim që, përmes mandatit të tyre, të ndalin padrejtësitë në Gjykatën Speciale. Ata e morën betimin nga deputetët e të gjitha partive, por ata nuk u ndal për t’i dëgjuar Albin Kurti.

- Advertisement -

Përveç gazetarëve para Kuvendit të Kosovës, deputetët të cilët nuk po mund të verifikojnë as mandatet e tyre u pritën edhe nga përfaqësues të OVL-UÇK-së, pikërisht për të bërë një betim.

- Advertisement -

Kështu, Nasim Haradinaj së bashku me Faton Klinakun dhe veteranë të tjerë kishin shkruar në letër një betim, në të cilin deputetët duhej të nënshkruanin, dhe qëllimi ishte adresimi i padrejtësive ndaj të akuzuarve në Hagë.

- Advertisement -

Secilit deputet, në çdo hyrje, i shpjegohej.

Njëjtë bënë edhe me Donika Gërvallën, të cilën e akuzuan goxha shumë gjatë periudhës sa ishte në pozitat ekzekutive.

Ngjashëm u bë edhe me Xhelal Sveçlën dhe Sali Zybën, që në Kuvend kishin ardhur së bashku.

“Padrejtësi të cilën e ka thënë edhe Grenell e Amerika”, ka thënë Haradinaj.

Sveçla tha se do ta marrë e ta lexojë, kurse nënshkrimin menjëherë e dha deputeti i zgjedhur nga PDK, Uran Ismaili.

“Qe po e nënshkruaj tash”, ka thënë Ismaili.

Enkas për këtë letër doli anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj.

Por, pse e bëri këtë veprim sot Nasim Haradinaj?

“Të jetë një monitorim, në mënyrën e llogarisë se çfarë drejtësie po bëhet, por nëse ka abuzime dhe këta e thotë Shtëpia e Bardhë dhe presidenti i Amerikës, atëherë është dyshim i bazuar se aty nuk mund të ketë drejtësi aty ku ka abuzime”, ka thënë Haradinaj.

Haradinajt letrën nuk ia mori lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Kryeministër, a ka mundësi një bisedë? A i keni thënë mos me fol a?”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq, betimin e morën pastaj edhe deputetë të tjerë edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës por edhe të AAK-së.

Në atë letër ndër të tjera, thuhet se deputetët do të zotohen se do të angazhohem për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të adresojnë të gjitha padrejtësitë në procesin gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë.

“Do të angazhohem për krijimin e mekanizmave mbikëqyrës ndaj Gjykatës Speciale, përfshirë një komision parlamentar që do të hetojë shkeljet procedurale dhe cenimet e të drejtave të njeriut, si dhe do të kërkoj përgjegjësi për çdo tejkalim të mandatit të saj”, thuhej në atë që u quajt ‘betimi për drejtësi’.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply