Nata ne Venus ne infra te kuqe nga orbiteri Akatsuki.

Illyrian Info
3 Views
1 Min Read
Reklama

Pse eshte Venusi aq i ndryshem nga Toka? Per te ndihmuar te mesojme kete, Japonia nisi nje anije robotike te quajtuar Akatsuki e cila ka hyre ne orbiten rreth Venus fundin e vitit te kaluar, pas nje aventure te paplanifikuar pese-vjeçare rreth Sistemit te brendshem Diellor. Edhe pse Akatsuki ka kaluar gjithe jeten e saj kryesore te planifikuar, anija dhe instrumentet e saj jane duke punuar aq mire sa shumica e misionit te saj origjinal eshte rikthyer. Ne imazhin paraqitur marre nga Akatsuki ne maj te ketij viti, Venusi u kap ne driten infra te kuqe duke treguar nje sasi te habitshme te struktures se saj atmosferike ne anen e saj gjate nates. Struktura vertikale portokalli ne forme shiriti ne mes te nates dhe te dites eshte aq e gjere, per shkak te drites qe eshte e shperndare ne atmosferen e trashe te venusit Gjithashtu i njohur si orbiteri klimatik i Venusit, Akatsuki ka kamera dhe instrumente qe do te hetojne te panjohurat rreth planetit, duke perfshire edhe nese vullkanet jane ende aktive, dhe pse shpejtesia e eres ne mase te madhe tejkalon shpejtesine e rrotullimit te planetit.

Perditesimi per here te fundit 13 nentor,2016.

Tags:Planetet,Venusi,Sistemi Diellor,Akatsuki


Zbuloni më tepër nga Illyran Info

Pajtohuni, që të merrni postimet më të reja dërguar drejt e në email-in tuaj.

Reklama