Natyra e hapësirës dhe kohës

Illyrian Info
3 Views
1 Min Read
Reklama

Çfarë është hapësira? Mund të lëviz nëpër të, por nuk e shoh dhe as nuk mund ta prek dot. Hapësira nuk është diçka që e perceptojmë drejtpërdrejtë. Ne perceptojmë objektet dhe këta objekte janë të ndërlidhur me njëri-tjetrin, diçka që ne e quajmë “ndërlidhje hapësinore”: kjo ndodhet majtas, ajo djathtas. Por, vetë hapësira nuk është pjesë përbërëse e eksperiencës sonë të drejtpërdrejtë. Ne i interpretojmë objektet siç ekzistojnë në hapësirën tre-dimensionale si rezultat i sintezës së sinjaleve elektrike në trurin tonë që përkthehen në perceptime vizuale.
Në mënyrë të ngjashme mund të lëviz nëpër kohë (në një drejtim), por nuk mund ta shoh dhe as ta prek. Përjetimi i kohës duket se buron nga përjetimi i vetvetes dhe nga objektet përreth meje që ndryshojnë pozicionet ose natyrën e tyre nga një formë në një tjetër.

◼artikuli është copyright nga faqja Skepticizmi
Shkëputur nga libri “Origins”, Jim Baggott, faqe 32-33.


Zbuloni më tepër nga Illyran Info

Pajtohuni, që të merrni postimet më të reja dërguar drejt e në email-in tuaj.

Reklama
TAGGED: