Nazarko: Shtetet e BE-së dhe Amerika kanë qëndrim që të ndërpresin komunikimin me Kurtin

39 Views
1 Min Read
Advertisements

Opinionisti Mentor Nazarko, ka thënë se ndërkombëtarët kanë qëndrim që të ndërpresin komunikimin me partinë në pushtet, pra me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe kryetarin e saj, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Në emisionin “Kosova Today”, Nazarko tha se shpreson që Kurti t’i thërrasë arsyes pas pezullimit të dialogut strategjik nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës transmeton Klankosova.tv.

“Të shpresojmë se zotëri Kurti pas atij momenti vështirësie të jashtëzakonshme, ndoshta momenti më i vështirë në historinë moderne të Kosovës, siç ishte njoftimi për ndërprerjen e dialogut strategjik për një kohë ta pacaktuar, le të shpresojmë se do t’i thërrasi arsyes”.“Ka një qëndrim të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe të Shteteve të Bashkuara që të ndërpresin komunikimin me ta [partinë në pushtet të Kosovës dhe Kurtin], apo nëse kanë komunikim e konsiderojnë me një kryeministër në detyrë e jo kryeministër me fuqi të plota”, u shpreh opinionisti.

“Me siguri do të ketë një grup takimesh me shtetet të Afrikës, Azisë, pra një ndarje punësh me presidenten Osmani. Do të ketë një ndarje të punëve të takimeve që Kosova ka atje”, tha ai për vizitën e Kurtit në ShBA.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements