Ndalimi nga Izraeli i flotës me ndihma për Gazën, ‘shpërthejnë’ protesta në mbarë botën

Illyrian
1 Min Read

Protesta kanë shpërthyer në të gjithë botën pas ndalimit nga Izraeli të flotës me ndihma të Greta Thunberg.

Reklama

Sipas mediave të huaja, Flotilla Global Sumud po transportonte furnizime për në Gazën e shkatërruar nga lufta, në disa pjesë të së cilës është shpallur zi buke.

Reklama

Njerëzit dolën në rrugë në solidaritet me flotiljen në Itali, Spanjë, Kolumbi dhe Argjentinë, por edhe në shtete të tjera të botës.

Reklama
Ndalimi nga Izraeli i flotës me ndihma për Gazën,

Sipas Ministrisë së Jashtme izraelite, pasagjerët e flotiljes me ndihma të ndaluar po transportohen në Izrael.

Po ashtu thuhet se ata do të deportoheshin më pas në Evropë, shkruan A2 CNN.

“Pasagjerët janë të sigurt dhe me shëndet të mirë”, thuhej në njoftimin e Ministrisë në rrjetin social ‘X’, ku është postuar edhe një imazh i Greta Thunberg. (A2 Televizion)

Ndalimi nga Izraeli i flotës me ndihma për Gazën,

Lini një koment

Please Login to Comment.