Një person është ndaluar nga autoritetet pasi dyshohet se ka kaluar kufirin ilegalisht me një automjet-fugon në të cilin gjendeshin rreth 500 copë pula, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas policisë, i dyshuari, shtetas kosovar, është ndaluar në fshatin Dumnicë të Podujevës.
“Me urdhër të prokurorit, automjeti dhe malli janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit”, ka njoftuar PK në raportin 24 orësh.
Rasti është cilësuar si “ Kalim i pautorizuar i vijës kufitare”.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.