Në një aksident tragjik, humb jetën i mituri shqiptar në Itali

52 Views
1 Min Read
Advertisements

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e djeshme në komunën Artogne, Itali, ku si pasojë e përplasjes, një 16-vjeçar me origjinë shqiptare humbi jetën.

Sipas raportimeve për mediat, viktima është Manuel Leti, i cili po udhëtonte me motoçikletën e tij kur u përplas fillimisht me një automjet tip “Audi” të drejtuar nga një 44-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes, adoleshenti humbi kontrollin e mjetit dhe goditi një shtyllë ndriçimi.

Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht, plagët e marra në gjoks dhe bark rezultuan fatale për të riun.

Ceremonia mortore për Manuelin do të mbahet nesër në orën 16:30. /Telegraf.al/


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements