Negociatat për marrëveshje, Hamasi dhe Izraeli shkëmbejnë listat e pengjeve dhe të burgosurve

Illyrian
1 Min Read

Në ditën e tretë të negociatave mes Izraelit dhe Hamasit  që po zhvillohen në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, pas planit me 20 pika të Donald Trump palët po punojnë për lirimin e pengjeve dhe të të burgosurve.

Reklama

Të mërkurën, Taher Al-Nounou, një zyrtar i lartë i Hamasit, deklaroi se negociatorët e grupit të tij dhe ata të Izraelit kanë shkëmbyer listat e të burgosurve dhe pengjeve që do të liroheshin në rast se arrihet një marrëveshje gjatë bisedimeve për armëpushim që po zhvillohen në Egjipt.

Reklama

Al-Nounou shtoi gjithashtu se Hamasi është optimist për arritjen e një marrëveshjeje, duke theksuar se grupi ka treguar optimizmin e nevojshëm. /La repubblica/

Reklama
Lini një koment

Please Login to Comment.