Nesër në Llugë të Podujevës përurohet shtatorja e heroit Afrim Zhitia

56 Views
1 Min Read
Advertisements

Nesër, më 19 shtator, në fshatin Llugë do të bëhet përurimi i shtatores së heroit të kombit Afrim Zhitia, si dhe inaugurimi i rinovimit të obeliskut dhe hapësirave përreth.

Ceremonia do të zhvillohet nën patronazhin e kryetarit të Komunës, Shpejtim Bulliqi, dhe pritet të mbledhë figura të larta politike e kombëtare.

Në mesin e të pranishmëve do të jenë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ish-udhëheqësi i UÇK-së në Maqedoni, Ali Ahmeti, ministra, deputetë, zyrtarë lokalë, veprimtarë të çështjes kombëtare, familjarë dhe qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare.

Aktiviteti do të nisë në orën 12:00 dhe do të shënohet me homazhe dhe fjalime përkujtimore kushtuar figurës së Afrim Zhitias, njërit prej simboleve të luftës dhe rezistencës për lirinë e Kosovës.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements