Nga sot priten reshje shiu dhe rrufe

14 Views
1 Min Read
Advertisements

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar ndryshim të kushteve atmosferike sot.

IHMK ka njoftuar se sot (e enjte) moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Megjithatë, në pjesën e dytë të ditës parashihen riga shiu, të shoqëruara me rrufe në disa zona.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 23 deri në 25 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra për sekondë.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements