Një sherr ka ndodhur në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë. Dy punonjës të spitalit janë përfshirë në konflikt që ka përfunduar në përdorimin e mjeteve prerës.
“Rreth orës 11:20, në ambientet e spitalit, D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit”, thuhet në njoftimin e policisë.
D.Ç është laborant në spital ndërkohë që M.O., është infermier.
Pas një konflikti banal, laboranti ka plagosur infermierin me gërshërë në krah.
Ai është dërguar në spitalin e Traumës ku po merr mjekim.
Pas ngjarjes autori është larguar dhe policia ende nuk ka rënë në gjurmët e tij.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.