Nisin homazhet për tetë të zhdukurit që rivarrosen sot 

Illyrian
2 Views
3 Min Read

Në sallën e sporteve “Adem Jashari” në Klinë, sot nga ora 12:00 deri në 13:00 kanë nisur  homazhe për tetë persona të zhdukur gjatë luftës, trupat e të cilëve janë identifikuar dhe do të rivarrosen sot.

- Advertisement -

Për shkak të gjendjes emocionale, disa familjarë nuk janë ndjerë mirë, dhe ekipi mjekësor është duke intervenuar brenda sallës për të ofruar ndihmën e nevojshme.

- Advertisement -

Ceremonia e varrimit do të vazhdojë pas homazheve, në vendlindjet e secilit prej të zhdukurve.

- Advertisement -

Ndryshe, njoftim i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur thuhet se pas “Mbledhje komemorative të organizuar dje në Komunën e Malishevës, ceremonitë e rivarrimit të organizuara nga komunat përkatëse, më përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, do të organizohen sot më 4 prill 2025.

Postimi i plotë:

Duke filluar

– nga ora 12:00 – 13:00, me Homazhet në Sallën e Sporteve “Adem Jashari”, Klinë

– ora 13:00 – Akademia Përkujtimore , në Sallën e Sporteve Klinë.

Ndërsa nga ora 14:30 – Ceremonia e rivarrimit në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë, të viktimave :

Adem (Hazir) Gashi, Klinë

Sahit(Ahmet) Gashi, Klinë

Bekim(Hashim) Hasani , Klinë

Sheremet(Brahim) Ismajli , Klinë

Osman(Kadri)Fejza , Klinë

Shkelzen Rifat Hajdaraj , Klinë

Bekim (Muharrem) Gashi, Klinë.

Për të vazhduar nga ora 16:30 me ceremoninë e rivarrimit në varrezat në Jashanicë (Klinë) , të viktimës së luftës Mentor (Xhemajl) Myrtaj.

Ceremonitë e rivarrimit në Malishevë:

– Rivarrimi i viktimës së luftës Vehbi (Pajazit) Halilaj

ora 13:00 – Homazhet në Shkollën “Petro Nini Luarasi”, në fshatin Llapqevë,

ora 14:00 – Rivarrimi në varrezat e fshatit Llapqevë .

– Rivarrimi i viktimës së luftës Mentor (Maliq) Kryeziu

ora 15:00 – Homazhe te Oda e Fshatit (pranë shkollës) në Bubavec

ora 16:30 – rivarrimi në varrezat e fshatit Bubavec.

Ndërsa rivarrimi i mbetjeve mortore të viktimës Sabedin (Kadri) Kryeziu, është organizuar më 21 mars 2025 në varrezat e fshatit Mleqan, Malishevë.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur shpreh ngushëllimet dhe mbështetjen familjeve, në këtë ditë të dhimbjes, duke mbetur me përkushtimin e vazhdueshëm në zbardhjen e fatit te të gjithë personave të zhdukur me forcë gjatë luftës.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Enable Notifications OK No thanks