Lajme

Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident në Baballoq të Deçanit

Një person ka humbur jetën, pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra kur u lëndua bashkë me dy të tjerë, në një aksident trafiku në Baballoq të Deçanit.

Rastin për klankosova.tv. e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

”Sot rreth orës 18:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa njëri nga të lënduarit ka arritur pa shenja jete në Spitalin rajonal në Pejë, vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Home
Market
Search
Account