Një tjetër tërmet i fuqishëm trondit Rusinë, lëshohet paralajmërim për cunami

48 Views
1 Min Read
Advertisements

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë goditi pranë bregdetit lindor të rajonit Kamchatka të Rusisë.

Epiqendra e tërmetit ishte 111.7 kilometra në lindje të Petropavlovsk-Kamchatsky dhe kishte një thellësi prej 39 km.

Nuk pati raportime të menjëhershme për lëndime ose dëme të mëdha.

Sistemi i Paralajmërimit për Cunami i Paqësorit tha se kishte një kërcënim për një cunami të mundshëm nga tërmeti.

Gadishulli Kamchatka i Rusisë u godit nga pesë tërmete të fuqishme – më i madhi me një magnitudë prej 7.4 ballë – më 20 korrik 2025. /Telegrafi/


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements