Njerëzit në Rusi “kanë nevojë për të vërtetën”, thotë gazetarja që sakrifikoi shumë për të vazhduar raportimin

Illyrian
2 Views
2 Min Read

Lista e sakrificave që Alesya Marokhovskayas i është dashur të bëjë për të vazhduar raportimin mbi Rusinë, ndërsa në mërgim, është e gjatë: shtëpia, vendlindja, familja, miqtë, kultura, siguria.

- Advertisement -

Vetëm gjatë këtij muaji, autoritetet ruse ushtruan kontroll në banesën e prindërve të gazetares, në qytetin port Madagan, në lindje të vendit, si dhe ngritën padi penale ndaj gazetares për shkelje të ligjit rus për agjentët e huaj.

- Advertisement -

Kur ajo foli me Zërin e Amerikës në Pragë, vjeshtën e e këtij viti, ajo u përpoq të gjente fjalët se përse vlejnë këto sakrifica. Në fund ajo vendosi se të gjitha vlenin për popullin rus.

- Advertisement -

“Ata po i helmojnë rusët”, tha ajo, duke shpjeguar se si e sheh propagandën e Kremlinit. “Në botën tonë, informacioni është një nga gjërat më rë rëndësishme dhe unë jam totalisht kundër idesë së manipulimit të mendjeve të njerëzve”, shprehet ajo.

Si kryeredaktore e rrjetit investigative IStories, që ushtron veprimtarinë raportuese jashtë Rusisë, goditja ndaj propagandës, për të përcjellë tek rusët e zakonshëm të vërtetën, është objektivi kryesor për zonjën Marokhovskaya. Por duke e bërë një gjë të tillë, vetë ajo dhe ekipi i saj përballen me kërcënime ligjore dhe mbikqyrje, pavarësisht se operojnë nga Praga.

Zonja Marokhovskaya nuk kishte në plan të largohej nga Rusia as kur Moska e shpalli gazetaren si “të ashtuquajturën agjente të huaj”, në 2021.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply