Njësia e këmbësorisë amerikane ka zhvilluar një stërvitje

17 Views
1 Min Read
Advertisements

Njësia e këmbësorisë amerikane nga Komanda Rajonale-Lindje e KFOR-it, ka zhvilluar stërvitje për kontrollin e turmave dhe situata të dhunshme në Camp Nothing Hill, në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky mision njofton se gjatë stërvitjes, ushtarët kryen një gamë të gjerë detyrash, përfshirë tejkalimin e pengesave, kontrollin e turmave, neutralizimin e mjeteve shpërthyese dhe kujdesin ndaj të lënduarve, duke shfrytëzuar mundësinë për të testuar aftësitë operacionale në një mjedis realist stërvitor.

“Stërvitjet e tilla forcojnë ndërveprimin, kohezionin dhe besimin e ndërsjellë mes njësive të KFOR-it, elementë kyç për të garantuar gatishmërinë operacionale dhe efektivitetin në mjedise komplekse sigurie”, theksohet në njoftimin e KFOR-it për këtë stërvitje.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements