Njohja e shtetit palestinez nga vendet e G7, CNN: Veprim i koordinuar që i vë në kundërshtim me SHBA-në dhe rrit presionin ndaj Izraelit

74 Views
1 Min Read
Advertisements

Mbretëria e Bashkuar ka qenë vendi i tretë që ka njohur shtetin palestinez, pas Kanadasë dhe Australisë.

CNN shkruan se “Kanadaja, Australia dhe Mbretëria e Bashkuar njoftuan njohjen e shtetësisë palestineze, në një veprim dukshëm të koordinuar që ushtron presion mbi Izraelin dhe vendos këto tre vende në kundërshtim me SHBA-në”.

Sipas mediumit amerikan, Franca gjithashtu planifikon të njohë një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së javën e ardhshme, ndërsa shqetësimi ndërkombëtar rritet për luftën e vazhdueshme dhe krizën e urisë në Gaza.

Kryeministri britanik, Keir Starmer tha se njohja nuk ishte një shpërblim për Hamasin, siç ka pretenduar Izraeli.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements