Nje ekip nderkombetar astronomesh kane perdorur teleskopin ALMA te ESO’s per te shqyrtuar nje qoshe te larget te universit zbuluar per here te pare ne imazhet e fushes se thelle te Hubble ( HUDF). Keto vezhgime te reja nga ALMA jane dukshem me te thella dhe me te mprehta se sondazhet e meparshme ne gjatesi vale milimetrike. Ato tregojne qarte se shkalla e formimit te yjeve ne galaktikat e vogla eshte e lidhur ngushte me masen e pergjithshme te yjeve qe kane.
Rezultatet e reja te ALMA ,do te botohen ne nje seri te dokumenteve qe do te shfaqen ne Astrophysical Journal dhe ne njoftimet mujore te Royal Astronomical Society.
Astronomet duke perdorur ALMA-n kane anketuar tashme kete dritare ne dukje e ”pavënë re”. Kjo u lejon atyre per te shikuar shkelqimin e zbehte nga rete e gazit dhe gjithashtu emetimin nga pluhuri i ngrohte ne galaktikat ne Universin e hershem.
ALMA ka verejtur HUDF ose(fushen e thelle te Hubble) per nje total prej rreth 50 oresh deri me tani. Kjo eshte sasia me e madhe e kohes qe ALMA ka vezhguar kete pjese te qiellit.
Ky studim ka treguar ne menyre te qarte per here te pare se masa yjore i nje galaktike eshte parashikues i mire e mases se formimit te yjeve ne RedShift te larte .
Disa nga vezhgimet e reja te ALMA jane pershtatur ne menyre specifike per te zbuluar galaktika te cilat jane te pasura me monoksid te karbonit, duke treguar rajonet e formimit te yjeve. Edhe pse keto rezervuare molekulare te gazit japin nje rritje te aktivitetit te formimit te yjeve ne galaktika, ata jane shpesh shume te veshtira per tu pare me Hubble. ALMA per kete arsye mund te zbuloje “gjysmen e humbur” te procesit te formimit galaktikor dhe te evolucionit te tyre.
“Rezultatet e reja te ALMA ,nenkupton nje permbajtje ne rritje te shpejte te gazit ne galaktika, shton autori kryesor i dy prej letrave, Manuel Aravena . “Kjo permbajtje ne rritjes te gazit eshte e mundshme qe kulmi i formimit te yjeve neper galaktika te ishte, rreth 10 miliarde vjet me pare.”
Shiko videon:
Credit:
NASA/ESA/ESO/J. Dunlop
Imazhet:
Zbuloni më tepër nga Illyran Info
Pajtohuni, që të merrni postimet më të reja dërguar drejt e në email-in tuaj.