Operacioni policor “Rezervimi”, vihet në pranga administratori i një agjencie turistike – përfitoi 17 mijë euro duke mashtruar klientët

12 Views
1 Min Read
Advertisements

Policia e Shtetit ka arrestuar një administrator të një agjencie turistike në Tiranë, pasi i njëjti dyshohet se ka përfituar 17 mijë euro përmes mashtrimit të klientëve.

Policia njofton se edhe punjonësja e agjencisë, bashkëshortja e administratorit procedohet penalisht.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, pas administrimit të kallëzimeve të disa qytetarëve, për mashtrim nga një agjenci udhëtimi, kanë kryer disa javë hetime në drejtimin e Prokurorisë dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar ‘Rezervimi’.

Si rezultat i operacionit u ndalua shtetasi A. Gj., 63 vjeç, administrator i agjencisë turistike, ndërkaq ka nisur procedimi penal për shtetasen E. Gj., 51 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit A. Gj.), punonjëse e agjencisë”, thuhet në raportin policor

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë përfituar rreth 17 mijë euro, duke mashtruar klientët e agjencisë, të cilëve iu kanë marrë shuma parash për rezervimin e biletave të udhëtimit dhe të akomodimit, por nuk i kanë bërë rezervimet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave”. /Telegrafi/


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements