Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, është pritur nga familja e Rasim Salihut në fshatin Henc, ku ka zhvilluar takim me banorët, raporton Ekonomia Online.
Osmani tha se ka biseduar me qytetarët për projektet që do të realizohen së bashku.
“Biseduam për punët e mira që do t’i bëjmë së bashku me qytetarët – nga rruga që lidh M9 me fshatin, deri te zgjidhja e plotë e problemit të Zanogës. Turizmi lokal në ligatinën e Hencit ka potencial të madh dhe do të ketë mbështetje të fuqishme nga komuna,” është shprehur ai.
Ai e ka cilësuar vizitën si një takim të ngrohtë e të sinqertë me banorët.
“Një pritje e sinqertë e plot ngrohtësi në fshatin e mësuesve dhe fermerëve të palodhur ndër dekada,” ka shtuar Osmani.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.