Ozkan Ulutash sërish në krye të KFOR’it

11 Views
1 Min Read
Advertisements

Në krye të KFOR’it sërish do të jetë gjeneral majori turk, Ozkan Ulutash, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Më 3 tetor, në ora 11:00, komandanti në largim Enrico Barduani do t’ia dorëzojë detyrën Ulutashit.

Në ceremoninë e ndërrimit të Komandës do të jetë është admirali Stuart B. Munsch, Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli.

“Gjeneralmajori i Ushtrisë Italiane, Enrico BARDUANI, do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të Ushtrisë Turke, Özkan ULUTAŞ”, thuhet në njoftimin e KFOR’it.

Ulutash ka qenë komandat i KFOR’it para Barduanit.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements