Pakistani kryen sulme ajrore në Afganistan

Illyrian
1 Min Read

Pakistani ka kryer sulme ajrore në provincën jugore të Afganistanit, Kandahar, kanë thënë banorët vendës për “Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë (REL)”.

Reklama

Sipas banorëve të Kabulit, të cilët  kanë folur për “Radion Azadi” shpërthime janë dëgjuar edhe në kryeqytetin afgan. Pamje të paverifikuara në rrjetet sociale kanë shfaqur re tymi që ngrihen në qiell mbi Kabul. Nuk është ende e qartë se çfarë i ka shkaktuar shpërthimet.

Reklama

Luftimet e ashpra kanë shpërthyee mes luftëtarëve talibanë dhe forcave të sigurisë së Pakistani më 11 dhe 12 tetor, duke lënë dhjetëra të vdekur dhe duke shkaktuar në mbylljen e kalimeve kryesore kufitare. Përplasjet kufitare ndodhën vetëm disa ditë pasi Pakistani kreu sulme me dronë në qendër të Kabulit, si dhe sulme ajrore në lindje të Afganistanit. Dhuna ka nxitur frikën e një konflikti të plotë mes Pakistanit dhe talibanëve afganë, aleatëve të moçëm por tani të përçarë.

Reklama
Lini një koment

Please Login to Comment.