Kjo eshte e mrekullueshme. Roveri Curiosity i NASA-s ka kapur imazhet e reve qe levizin ne qiellin e Marsit.

Sipas NASA-s, ato jane rete me te dukshme dhe te qarta qe jane shikuar deri me tani nga roveri. Rete ne Mars jane pare edhe me pare,si nga Curiosity dhe misione te tjera, por keto jane ne vecanti me te qartat.
Imazhet jane marre me 17 korrik. Ata jane ne ngjyre bardhe dhe zi, sepse ata jane te marra nga Kamera Naviguese (Navcam), e cila nuk merr imazhe me ngjyra. Cilesia e ulet e imazheve eshte sepse keto jane imazhe te paperpunuara te kthyera nga roveri.
Megjithate, eshte vertet e mrekullushme. Dy grupe te tete imazheve te qiellit jane marre nga Navcam. Nje grup eshte marre duke shikuar drejt ne qiell, dhe tjetri eshte marre duke treguar horizontin jugor. Imazhet u lidhen se bashku nga shkencetarja Charissa Campbell nga Toronto, Kanada. Ajo i bashkoi imazhet se bashku per te treguar se si leviznin rete me kalimin e kohes.
Ne Toke, rete tona jane bere nga uji dhe kristalet e akullit. Eshte e ngjashme me Marsin, ku rete jane bere ndoshta prej kristaleve te akullit te ujit, te cilat kondensohen nga grimcat e pluhurit kur eshte ftohte ne atmosfere.
Rete nuk jane gjithnje te pranishme ne Mars, dhe shpesh jane ne kohen e duhur me orbiten eliptike te planetit.
Video nga IFLscinece : http://content.jwplatform.com/players/RYesKsje-YtF6y0JQ.html
Per me shume vizitoni: https://mars.jpl.nasa.gov/msl
Perditesimi per here te fundit 8 gusht,2017.
Tags:MARSI, PLANETET, ROVERAT CURIOSITY & OPPORTUNITY & SPIRIT, SISTEMI DIELLOR
Zbuloni më tepër nga Illyran Info
Pajtohuni, që të merrni postimet më të reja dërguar drejt e në email-in tuaj.