Panik në Kopshtin Zoologjik të San Diegos, gorilla thyen barrierën prej xhami. Tmerrohen vizitorët

Illyrian
1 Min Read

Momente paniku në Kopshtin Zoologjik të San Diegos në Kaliforni të shtunën, kur një gorillë papritmas u hodh mbi barrierën prej xhami të kafazit të tij, duke thyer njërën nga tre shtresat mbrojtëse.

Reklama

Zyrtarët e kopshtit zoologjik thonë se gorilla 10-vjeçare e ultësirës perëndimore, e quajtur Denny dhe me peshë rreth 180 kilogramë, theu një pjesë qelqi në kafazin e tij në seksionin e Pyllit të Gorillëve.

Reklama

Videoja e kapur nga vizitorët e kopshtit zoologjik tregon Denny-n duke sulmuar barrierën prej xhami dhe duke e thyer atë me forcë, duke shkaktuar panik tek disa familje që vrapuan për t’u larguar. Kopshti zoologjik i San Diegos konfirmoi pak kohë më vonë se Denny nuk ishte lënduar dhe se xhami, i cili është i përbërë nga tre shtresa materiali të fortë sigurie, ishte dëmtuar vetëm në një shtresë.

Reklama

Lini një koment

Please Login to Comment.