Parashikimi i motit për fundjavë

42 Views
1 Min Read
Advertisements

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 25- 29°C.


Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s.

Ndërkaq, të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin reshje të përcjella me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 25-29°C.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri 6m/s. /Telegrafi/


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements