Partia e Lirisë formon grup parlamentar, i bashkohen tre deputetë të PD-së (EMRAT)

59 Views
1 Min Read
Advertisements

Partia e Lirisë do të ketë grupin e saj parlamentar i përbërë nga shtatë deputetë. Sipas marrëveshjes me Partinë Demokratike, grupit të deputetëve të Partisë së Lisë Tedi Blushi, Edmond Haxhinasto, Brunilda Haxhiu dhe Erisa Xhixho, i janë shtuar dhe 3 deputetë nga grupi parlamentar demokrat.

Ina Zhupa, Ledina Alolli dhe Klodiana Çapja do të jenë pjesë e grupit të “PL” ku kryetar do të jetë Tedi Blushi dhe zv/kryetar Edmond Haxhinasto. Ndërsa deputetja Erisa Xhixho do të jetë zëdhënëse e grupit.

Grupi parlamentar i Partisë së Lirisë:

Tedi Blushi – Kryetar

Edmond Haxhinasto – Zv/Kryetar

Erisa Xhixho – Zedhenese

Brunilda Haxhiu – Sekretare

Ina Zhupa

Ledina Alolli

Klodiana Çapja

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements