Pas kallëzimit penal, kërkohet dorëheqja e Dimal Bashës

10 Views
3 Min Read
Advertisements

Në Prokurorinë Speciale ish-luftëtari i UÇK-së,  Agim Pllashniku, përmes përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Gent Gjini ka dorëzuar ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kryeparlamentarit Dimal Basha, e njëkohësisht kërkuan edhe dorëheqjen e tij, raporton Ekonomia Online.

Padia u bë për shkak publikimit të një artikullit ku njolloste UÇK-në, e se gjoja ata u financuan nga kartelat e drogës.

“Sot kemi dorëzuar kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale ndaj kryeparlamentarit Dimal Basha. Është një kallëzim penal ku Prokuroria Speciale duhet të zgjidhë dilemat sepse për ne nuk ka dilema, sepse është Dimal Basha që në një revistë shkencore ka publikuar informacionin se UÇK është financuar nga kartelët e drogës. Kjo ka qenë indinjues. Është Kodi Penal që sanksionon dhe dënon këtë gjuhë”, tha avokat Gjini për media.

Ata patën dhe një thirrje për prokurorin e rastit.

“Kërkojmë nga prokurori përkatës që ta ndalojmë Dimal Bashën që të mos të dalë në Facebook apo paraqitje publike që të tregojë që është fshirë kapitulli dhe është fshirë kapitulli tre dhe nuk jemi ne fajtor. Sepse në një farë mënyre keqpërdor pozitën e kryeparlamentarit dhe ndikon në hetime. Dimal Basha, unë kërkoj që, nesër, ka pak fije ndërgjegjeje, fije njerëzore, morale dhe etike, duhet të jap dorëheqje nga ky moment”, tha ai.

Ditë më parë Basha ka njoftuar edhe se ka miratuar kërkesën për ta hequq kapillin 3 nga publikimi.

“Të nderuar qytetarë,dua t’ju informoj se me t’u vënë në dijeni që një punim i imi nga studimet para 13 viteve ishte përfshirë si kapitull i veçantë në kuadër të një publikimi më të gjerë, në të cilin gabimisht isha listuar si bashkë-autor, unë kam bërë kërkesë tek Revista në fjalë që pjesa që kam kontribuar unë, pra Kapitulli 3, të hiqet tërësisht nga ai publikim! Komiteti i Publikimeve i Revistës në fjalë sot më ka njoftuar që ka miratuar kërkesën time për tërheqjen e Kapitullit 3 nga publikimi, dhe gjithashtu ka hequr edhe emrin tim nga autorësia, meqenëse unë nuk kam autorësi në pjesën tjetër të publikimit, përveç Kapitullit 3 i cili tashmë është tërhequr”, ka shkruar Basha.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements