Pas shkarkimit nga Fenerbahçe, Mourinho gjen klubin e ri

22 Views
1 Min Read
Advertisements

Në Ligën e Kampionëve u përjetua një natë historike.

Qarabağ, duke ardhur nga dy gola disavantazh, e mposhti Benficën si mysafire me rezultat 3-2 dhe shënoi fitoren e parë në histori në Champions.

Pas këtij rezultati, klubi portugez shkarkoi trajnerin Bruno Lage. Sipas lajmeve të transmetuara nga CNN Portugal dhe A Bola, bardhë e kuqtë e kanë futur në agjendë José Mourinhon për pozitën e trajnerit. Thuhet se trajneri me përvojë, i cili u nda me Fenerbahçen, ka arritur marrëveshje në parim me Benficën, transmeton Klankosova.tv.

Pas ndeshjes, presidenti i Benficës, Rui Costa, dha një përgjigje të qartë për zërat mbi Mourinhon: “Aktualisht nuk është e drejtë të flasim për ndonjë emër. Benfica tani nuk ka më trajner. Pas ndeshjes u zhvillua vetëm një takim me Bruno Lage dhe u ndamë me të. Sot, as nuk kemi një trajner të ri, as nuk ka marrëveshje me ndonjë emër për të ardhmen. Po punojmë që të shtunën, në ndeshjen kundër Vila das Aves, të kemi një trajner në pankinë.” Është interesant fakti që Mourinho u shkarkua nga Fenerbahçe pikërisht pas disfatës kundër Benficës në playoff të Ligës së Kampionëve.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements