
Jo të gjitha arkat e ambulancave specialistike do të pauzojnë brenda kohës së njëjtë.
Ky vendim do të hyjë në fuqi që nga e hëna e ardhshme, raporton Klan Kosova.
Menaxhmenti i QKUK-së tashmë është duke e bërë plotësim-ndryshimin e orarit që pauzat e 4 arkëtarëve të shfrytëzohen me rotacione dhe jo në pikun kur pacientët duhet t’i kryejnë pagesat siç ndodh nga ora 11-12.
E krejt kjo vjen pas raportimit të Klan Kosovës që e trajtoi këtë problematikë me 7 prill të këtij viti, në të cilën pacientët ankoheshin për pritjet e gjata në realizimin e pagesës, ku pa këtë nuk mund të merret as raporti mjekësor.
Kronikën e plotë e gjeni në vijim: