Lajme

Një i vdekur dhe 3 të lënduar nga aksidenti mes trenit dhe veturës në Klinë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Jagodë të Klinës. Një person ka vdekur derisa dy të tjerë janë lënduar si pasojë e goditjes së një veture nga treni.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi për Portalin Dukagjini.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, deklaroi Gashi.

Gashi deklaroi se lidhur me rastin po zhvillohen hetimet, dhe detajet e tjera do të bëhen të ditura me kohë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button