PDK-ja do të jetë pjesë e seancës konstituive të Kuvendit kurdo që mbahet

Illyrian
1 View
2 Min Read

Deputetët e zgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës do të marrin pjesë në mbledhjen për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

- Advertisement -

Deputetja me e re e kësaj legjislature, Sala Jashari nga radhët e PDK-së, e ka bërë këtë të ditur për Klankosova.tv.

- Advertisement -

“Po do të marrim pjesë”, ka thënë Jashari.

- Advertisement -

Deri tani është deklaruar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, për mbajtjen e seancës konstituive. Kryetari i këtij subjekti, Lumir Abdixhiku, deklaroi se nesër nga ora 10:00, siç e parasheh Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, deputetët e LDK-së do të jenë prezentë në seancën që duhet të ndodhë, sipas tij.

Për të njëjtën çështje për Klankosova.tv është deklaruar edhe Time Kadrijaj nga AAK-ja, e cila e konfirmoi pjesëmarrjen.

Për mbajtjen e seancës në fjalë, Avni Dehari, kryesuesi i asaj seance, i ka dërguar letër presidentes Vjosa Osmani, letër të cilën e ka siguruar Klankosova.tv, ku kërkohen sugjerime për opsionet e mundshme përpara.

Presidentja i ktheu përgjigje, duke thënë: “Rrjedhimisht, gjithashtu ju rikujtoj se fryma e Kushtetutës, praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, ju obligon që seancën konstituive ta vazhdoni jo më vonë se brenda dyzet e tetë (48) orëve nga ndërprerja e saj. Andaj, ju ftoj që në përputhje me autorizimet tuaja si Kryesues i seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit, efektive që nga data 8 prill 2025, ta realizoni seancën konstituive në përputhje me parimet kushtetuese të përmendura më lart, Rregulloren e Kuvendit si dhe legjislacionin në fuqi”.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply