Peci iu kthehet subvencioneve, një muaj para zgjedhjeve njofton: Sapo nënshkrova programin për “pagesa direkte”

Illyrian
2 Views
1 Min Read

Ministri i Bujqësisë Faton Peci me mëngjes ka njoftuar për një vendim që ka marrë, e që ka të bëjë me subvencionet.

- Advertisement -

Veç një ditë para se të nis zyrtarisht fushata zgjedhore dhe një muaj para zgjedhjeve në Kosovë, ministri ka nënshkruar Programin për Pagesa direkte për vitin 2025-të.

- Advertisement -

Peci ka thënë se dhe këtë vit, do të vazhdojë përkrahja e fuqishme, për fermerët në kategorinë e subvencioneve.

- Advertisement -

“Mirëmëngjesi qytetarë të Republikës së Kosovës. Sapo nënshkruajta Programin për Pagesa Direkte 2025. Vazhdon përkrahja e fuqishme edhe këtë vit për fermerët në kategorinë e subvencioneve”, ka shkruar Peci në Facebook.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply