Peja hap dyert për Festivalin “Azem Shkreli”

19 Views
1 Min Read
Advertisements

Duke filluar nga sot, e deri më 11 shtator në Pejë nis Edicioni i 21-të i Festivali Ndërkombëtar të Letërsisë “Azem Shkreli”.

Në këtë festival do të ketë aktivitetet të rëndësishme kulturore si: lexime letrare, panele diskutimi, prezantim muralesh, ndarje çmimesh, koncert muzikor dhe shumë ngjarje të tjera, transmeton klankosova.tv.

Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë “Azem Shkreli” do të sjellë shkrimtarë, poetë, kritikë e dashamirë të letërsisë nga mbarë trojet shqiptare dhe më gjerë.

Ky edicion i sivjetshëm sjell standard të ri dhe një frymë krejt ndryshe, duke bashkuar artin, kulturën dhe fjalën e bukur në një festë të paharrueshme, për të ndarë fjalën, frymëzimin dhe kujtimin për veprën e madhe të Azem Shkrelit.

Hapja bëhet në orën 18:00 në Pallatin e Kulturës “Sheshi Italia”.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements