Lajme

Për 10 ditë punë, Arbërie Nagavci pagoi disa ekspertë nga 1800 deri 2140 euro

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka dhënë një tender në vlerë 30 mijë euro për angazhimin e disa ekspertëve. Ata për punën që kanë bërë përgjatë 10 ditëve janë paguar me nga 1800 deri në 2140 euro.

Angazhimi i ekspertëve për hartimin e kërkesave për provimin për Licencë të Avancuar për mësimdhënës në arsimin parauniversitar, i ka kushtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë fiks 30 mijë euro.

Ky institucion që drejtohet nga Arbërie Nagavci ka angazhuar 12 ekspertë të ndryshëm për 10 ditë pune.

Sipas tenderit të dhënë, ata janë paguar secili nga 1800, 2000 dhe 2140 euro.

Krejt ky tender është kryer në ditët e fundit të vitit 2024, shkruan Demokracia.com.

“Angazhimin e ekspertëve për hartimin e kërkesave. Data e inicimit te aktivitetit te prokurimit: 20.09.2024. Data e hapjes se tenderëve: 18.10.2024. Data e publikimit te Njoftimit te dhënies se kontratës: 09.12.2024. Vlera e parashikuar e kontratës: 30,000.00 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Eksperti i parë: Ekspert për dokumentacionin shkollor dhe politika arsimore.

Data e nënshkrimit të kontratës: 16.12.2024

Emri zyrtar: Atdhe Krasniqi

Vlera e përgjithshme e kontratës  1,400.00 euro.

Eksperti i dytë:  Ekspert për aspektet e gjithëpërfshirjes dhe etikës në profesion.

Data nënshkrimit të kontratës: 16.12.2024

Emri zyrtar: Mevlude Aliu Gashi

Vlera e përgjithshme e kontratës 1,800.00 euro

Eksperti i tretë: Ekspert për aspektet e drejtshkrimit të gjuhës shqipe

Data e nënshkrimit të kontratës: 16.12.2024

Emri zyrtar: Saranda Buzhala

Vlera e përgjithshme e kontratës  1,800.00 euro

Eksperti i katërt:  Ekspert për Arsimin fillor, njëri prej tyre koordinator i ekipit

Data e nënshkrimit të kontratës: 16.12.2024

Emri zyrtar: Agim Bujari

Vlera e përgjithshme e kontratës  1,800.00 euro

Eksperti i pestë: Ekspert për Arsimin fillor, njëri prej tyre koordinator i ekipit

Data e nënshkrimit të kontratës: 16.12.2024

Emri zyrtar: Lirije Bytyqi Beqiri

Vlera e përgjithshme e kontratës 1,800.00 euro

Eksperti i gjashtë: Ekspert për Arsimin fillor, njëri prej tyre koordinator i ekipit

Data e nënshkrimit të kontratës: 16.12.2024

Emri zyrtar: Servete Gashi

Vlera e përgjithshme e kontratës  2,005.50 euro

Eksperti i shtatë: Ekspert për Arsimin fillor, njëri prej tyre koordinator i ekipit

Data e nënshkrimit të kontratës: 16.12.2024

Emri zyrtar: Blerina Haraqija

Vlera e përgjithshme e kontratës 2,140.00 euro

Eksperti i tetë: Ekspert për Arsimin fillor, njëri prej tyre koordinator i ekipit

Data e nënshkrimit të kontratës: 16.12.2024

Emri zyrtar: Hysen Balaj

Vlera e përgjithshme e kontratës  2,113.00 euro

Eksperti i nëntë: Ekspert për Gjuhë Shqipe, AMU dhe AML, njëri prej tyre koordinator i ekipit

Data e nënshkrimit të kontratës: 16.12.2024

Emri zyrtar: Arbnesha Mexhuani

Vlera e përgjithshme e kontratës 1,800.00 euro

Eksperti i dhjetë: Ekspert për Gjuhë Shqipe, AMU dhe AML, njëri prej tyre koordinator i ekipit

Data e nënshkrimit të kontratës: 16.12.2024

Emri zyrtar: Safete Shala

Vlera e përgjithshme e kontratës 2,000.00 euro

Eksperti i njëmbëdhjetë: Ekspert për Matematikë, AMU dhe AML, njëri prej tyre koordinator i ekipit

Data e nënshkrimit te kontratës: 16.12.2024

Emri zyrtar: Besmire Selmani

Vlera e përgjithshme e kontratës  2,000.00 euro

Eksperti i dymbëdhjetë:  Ekspert për Matematikë, AMU dhe AML, njëri prej tyre koordinator i ekipit

Data e nënshkrimit të kontratës: 16.12.2024

Numri i tenderëve të pranuar: 20

Vlera e përgjithshme e kontratës 2,000.00 euro.

Ministria ka treguar se këta ekspertë, para se të pranohen kanë pasur para vetes disa kritere që është dashur t’i plotësojnë.

“Ekspertët e kërkuar për përgatitjen e kërkesave për provimin për Licencë të Avancuar për mësimdhënës duhet të plotësojnë këto kritere specifike: Të ketë përgatitje akademike të nivelit master apo doktoratë në njërën nga këto fusha: Arsim Fillor, Gjuhë shqipe, Matematikë, Pedagogji ose Edukim. Të ketë së paku 5 vite përvojë pune në mësimdhënie, dhe/apo përvojë në udhëheqje arsimore, punë profesionale në arsim, në pedagogji, në administratë apo politika në arsim. Të jetë i lëmisë/fushës përkatëse, për të cilat është i thirrur për përpilimin e kërkesave. Të ketë përvojë në hulumtime shkencore dhe/apo punë profesionale në njërën nga fushat përkatëse”./Demokracia.com/

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button