Përballja Kosovë – Slloveni, ja kush po shihet si favorit

Illyrian
1 Min Read

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës, të premten mbrëma në Prishtinë rikthehen në fushë për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Reklama

Këtë herë, Kosova pret Slloveninë në ndeshjen që nis në orën 20:45 dhe i takon Grupit B të kualifikimeve.

Reklama

“Dardanët” shihen si favoritë përballë Sllovenisë nga kompanitë e basteve, duke pasur parasysh se Kosova ka tubuar tri pikë, dy më shumë se sllovenët pas dy ndeshjeve të luajtura në këtë cikël eliminator.

Reklama

Po ashtu, Kosova në këtë përballje futet pas fitores 2:0 ndaj Suedisë, gjë që ka bërë të vlerësohet favorite.

Si favorite në këtë duel, Kosova ka kuotën 2.25 për fitore ndaj Sllovenisë, e cila ka kuotën 3.25 për të fituar në Prishtinë.

Lini një koment

Please Login to Comment.