Përçahet dega e LDK-së në këtë komunë, nënkryetari nuk do ta mbështesë kandidatin në balotazh

Illyrian
2 Min Read

Pas rezultatit të dobët në Fushë-Kosovë, e cila për 25 vite ishte “kala” e pamposhtur e LDK-së, si duket tani po i shkunden themelet në këtë qytet.Ajo në zgjedhjet e fundit ka dalë parti e dytë, me vetëm 35.62% të votave, ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë duke marrë 45.12%.

E për të ruajtur pushtetin e tij që tashmë është në lëkundje, kandidati i LDK-së në këtë komunë, Besnik Osmani, ditë më parë ia zgjati dorën aleatit të saj të fshehtë, PDK-së, ku ditë më parë bashkë me kandidatin e kësaj partie, Rrahim Tërnava, zyrtarizuan koalicionin e përbashkët, shkruan KosovaNews.

Mirëpo, duket që kjo marrëveshje nuk është pritur fare mirë nga nënkryetari i LDK-së në këtë komunë, Ekrem Berjani.

Ai ka dalë kundër kandidaturës së kandidatit të kësaj partie, Besnik Osmani, duke e cilësuar këtë të fundit si përçarës.

Berjani ka publikuar në Facebook një letër që i ka dërguar kryetarit aktual të Fushë-Kosovës, Burim Berisha, ku ka bërë të qartë se ai nuk e mbështet Besnik Osmanin në garën e balotazhit të 9 nëntorit, ndërsa e akuzon këtë subjekt për përdorim të metodave të parregullta për të ndikuar te votuesit.

“Nuk e kam mbështetur kandidatin tuaj për kryetar, z. Besnik Osmani, pasi ai është treguar përçarës brenda strukturave të LDK-së dhe brenda institucionit komunal, duke dëmtuar unitetin e brendshëm dhe besimin e qytetarëve.” /KosovaNews/

Lini një koment

Please Login to Comment.